Bajrami thirrje prokuorisë të ndërmarrë masa: Qeveria Kurti për një ditë ka nënshkruar edhe 5 kontrata sekrete

Ish-ministrja dhe nënkryetarja e LDK-së, Hikmete Bajrami, ka thënë se brenda një dite Qeveria Kurti ka nënshkruar edhe pesë kontrata të reja sekrete.
Sipas saj e gjithë kjo po ndodh derisa Kurti po vazhdon propagandën e tij duke krahasuar rritjen e Bruto Produktin Vendor me gjendjen e shekullit të kaluar.
“Vetëm sot Komisioni Rregullativ i Porkurimit Publik ka njoftuar se janë nënshkruar edhe 5 kontrata të tilla, pra 5 kontrata sekrete për një ditë.
I bëjmë thirrje Prokurorisë të ndërmerrr masa konkrete dhe të ndëshkoj këtë lloj korrupcioni. Me këto kontrata po dëmtohet rëndë buxheti i shtetit, ka keqpërdorim të dëtyres zyrtare dhe po dëformohet konkurrrenca e drejtë në treg.”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Më tej ajo ka treguar se cilat kontrata janë nënshkruar. Derisa në fund ka thënë se Qeveria pasi i ka ulur pagat e AKP-së, ka blerë shërbime profesionale në vlerë 250 mijë euro./21Media