Kaloni te përmbajtja kryesore

IHMK: Tahirsylaj do të mbahet mend për punën e tij profesionale

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-drejtorit, Sylë Tahirsylaj.

Ky institut vlerëson Tahirsylaj duke thënë se do të mbahet mend për punën e tij profesionale

“Të nderuar kolegë, me datë 16/06/2024, ka ndërruar jetë Profesori dhe ish drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës Sylë Tahirsylaj. Profesori Sylë Tahirsylaj, vite me radhë ka udhëhequr Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. Ai do të mbahet mend për punën e tij profesionale dhe përkushtimin për IHMK në veçanti për Sektorin e Meteorologjisë”, bëhet e ditur në njoftim.

IHMK i shpreh ngushëllime familjarëve të profesorit, kolegëve, bashkëpunëtorëve, studentëve dhe të gjithë miqve të tij.

Sylë Tahirsylaj ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Bujqësisë dhe të Veterinarisë dhe drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK)./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button