Osmani takon presidenten e PE – së: Është padyshim një ndër aleatet më të forta të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me takuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Osmani ka publikuar një fotografi me Metsolen duke thënë se ajo është një ndër aleatët më të forta të popullit të Kosovës.
“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës. Në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se e para e vendit ka marrë pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, atjë ka zhvilluar takime të rëndësishme./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?