Në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor Gërvalla kërkon që Kosova të anëtarësohet në BE

(Lajm i përditësuar)


Në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor Gërvalla kërkon që Kosova të anëtarësohet në BE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka publikuar një video-përmbledhje të pjesëmarrjes së saj në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

“Nga pjesëmarrja në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, në Vjenë ku para homologëve nga shtetet pjesëmarrëse, në dy panele të ndara shpalosa qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik si dhe bëra thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Gërvalla.


Gërvalla niset për në Luksemburg, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së

Me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është nisur për Luksemburg, për të marrë pjesë në takimin e rregullt të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, ku do të diskutohet për sfidat e përbashkëta të politikës së jashtme dhe sigurisë gjatë viteve të ardhshme, njofton ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Në këtë takim Ministrja Gërvalla do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth procesit të integrimeve evropiane, sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe nevojës së ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite zyrtare në Luksemburg, Ministrja Gërvalla, do të marrë pjesë në shënim e Ditës Kombëtare të Luksemburgut, me ftesë të Dukës së Madh./21Media

Back to top button