Sekuestrohet një revole, ndalohet një 25-vjeçar në Prishtinë

Sot rreth orës 18:00, Policia e rajonit të Prishtinës, ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj një revole të tipit ZORAKI, të kalibrit 7.65mm, si dhe katër copë fishekë.
Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që iu bë një të dyshuari në rrugën “Selami Pulaha”, në Prishtinë.
“Ndaj të dyshuarit; V. S, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe i njëjti u procedua më tej”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?