Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq një grua në një aksident rrugor në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot gjatë ditës në magjistralen Ferizaj –Gjilan, mes një kamioni dhe një veture.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 26.04.2024 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan , saktësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë pëfshirë një kamion transportues dhe një veturë me targa vendore. Për pasoj e këtij akaidenti një person e gjinisë femër e moshës madhore, e cila ishte pasagjere në veturë ka humbur jetën, vdekja e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes. Ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.

Tutje ai ka bërë të ditur se ekipe të policisë, emergjencave dhe zjarrëfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Hetuesit policorë të aksidenteve janë duke e egzaminuar vendin e ngjarjes. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, shoti tutje ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button