Kaloni te përmbajtja kryesore

Foda para miqësores me Çekinë: Jemi përgatitur mirë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur i kënaqur me punën e zhvilluar gjatë grumbullimit para ndeshjes miqësore ndaj Çekisë, duke theksuar se skuadra ka kaluar një periudhë të suksesshme përgatitore.

Në konferencën për media para takimit, tekniku gjerman vlerësoi angazhimin e futbollistëve gjatë seancave stërvitore dhe theksoi se në ekip janë përfshirë edhe disa lojtarë të rinj.

“Kemi pasur seanca stërvitore mjaft të mira. I kemi me vete disa futbollistë të rinj. Jemi përgatitur mjaft mirë. Kemi punuar në aspektin taktik dhe shpresoj që skuadra t’i aplikojë nesër”, deklaroi Foda.

Ndeshja ndaj Çekisë do të shërbejë si një test i rëndësishëm për “Dardanët”, me përzgjedhësin që synon të shohë nga afër formën e futbollistëve dhe zbatimin e ideve taktike të punuara gjatë stërvitjeve.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button