Parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat maksimale gjatë fundjavës do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranesira të pjesshme, kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 15-18gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri 30gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Po ashtu edhe të dielën parashihet mot me diell e me vranësira.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?