Kërkohet paraburgim për nënën që dyshohet për vrasje të foshnjës gjatë lindjes

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj nënës që dyshohet për vrasje të foshnjës gjatë lindjes në Podujevë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj XH.L., për shkak të veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së”, tha Ulaj për rtv21.tv.

Të hënën, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh njoftoi se një grua shtatzënë dyshohet se ka abortuar në mënyrë të paligjshme të dielën në Podujevë dhe më pas e njëjta ka kërkuar trajtim mjekësor në QKUK.

Lidhur me rastin u bë e ditur se janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar “Vrasje e foshnjës gjatë lindjes”./21Media

Back to top button