Kaloni te përmbajtja kryesore

Publikohen raportet financiare, VV-ja me të hyra mbi 2 mln €, PDK-ja afër 1 mln e LDK-ja me mbi 700 mijë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e audituara financiare të partive politike për vitin 2023.

Të hyrat e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) sipas raportit, për vitin 2023 kanë qenë 2,000,750 euro, ndërsa shpenzimet 1,384,154 euro.

Tutje, sipas raportit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pasur 951,483 euro të hyra, ndërsa ka shpenzuar 717,543 euro.

Ndërkohë të hyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në vitin 2023 kanë qenë 723,169 euro, ndërsa shpenzimet 431,824 euro.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sipas raportit ka 280,000 euro të hyra dhe 268,016 euro shpenzime.

Ndërsa Lista Serbe ka 314,348 euro të hyra dhe 295,917 euro shpenzime.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button