Kaloni te përmbajtja kryesore

​Euro 2024: Formacionet zyrtare të Rumanisë dhe Holandës

Sot me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Allianz Arena” i Munichut do të jetë nikoqir i përballjes mes Rumanisë dhe Holandës, e vlefshme kjo për raundin e 16-të të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Rumania kaloi fazën e grupeve si lidere, në një grup me Belgjikën, Sllovakinë dhe Ukrainën, raporton KosovaPress.

Në anën tjetër, Holanda e kaloi fazën e grupeve si kombëtarja më e mirë nga vendi i tretë, në një grup me Austrinë, Francën e Poloninë.

Përballja e fundit mes Rumanisë dhe Holandës daton në muajin nëntor të vitit 2017, ku asokohe “Tulipanët” shënuan fitore bindëse 3:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa e vetme do të jetë Nicusor Bancu i Rumanisë për shkak të kartonëve të verdhë.

Tanimë formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button