Ngjarjet e datës 3 korrik

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës mban mbledhje komemorative në respekt të veprës së shkrimtarit, Ismail Kadare. (Ambientet e AShAK, ora 11:00)
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga deputetë të Kuvendit do të bëjë homazhe dhe do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës, që organizohen në Tiranë në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare. (Tiranë, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ora 11:30)