Sot ditë zie në Kosovë në nderim të Kadaresë

Sot në Kosovë është ditë zie kombëtare për vdekjen e shkrimtarit, Ismail Kadare.
Presidenca konfirmoi dje për portalin rtv21 se e mërkura u shpall ditë zie kur edhe do të varroset Kadare.
Ditë zie është shpallur edhe në Shqipëri.
Për rtv21.tv Zyra e Presidencës ka bërë të ditur se presidentja Osmani do të marr pjesë në varrimin e Kadaresë.
Kadare, shkrimtar i vlerësuar e shpërblyer botërisht, vdiq dje në Tiranë në moshën 88-vjeçare./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?