Mbi 1 mijë e 900 persona kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët nga ilegalë në RKS

1 mijë e 901 persona deri më 3 korrik kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët e lëshuar nga strukturat ilegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Elshani tutje i ka thënë portalit rtv21 se procesi po ecë në rregull dhe ka interesim të qytetarëve. Ndërsa theksoi se afati është deri më 09 gusht 2024.

Ai ka thënë se në Leposaviq janë konvertuar 474 patentë shofer, në Mitrovicën Veriore janë konvertuar 520 në Zubin Potok 270 dhe në Zveçan 312./21Media

Back to top button