AMP në Shqipëri pezullon 19 policë, dyshohet se përfituan shuma të paligjshme gjatë detyrës

AMP ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë duke pezulluar nga detyra 19 punonjës të policisë si dhe detyrimin për t’u paraqitur para policisë gjyqësore ndaj dy shtetasve, përfaqësues të operatorëve në fushën e hotelerisë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta punonjës policie, nga nivelet e larta drejtuese dhe deri në nivelin zbatues, me veprime të kundraligjshme, nëpërmjet faturave fiktive dhe të falsifikuara, të paraqitura në kohë të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në misionin FRONTEX, kanë përfituar shuma të paligjshme në euro.

Po ashtu është provuar se ga punonjësit e policisë në nivelin drejtues, në shpërdorim të detyrës, janë nxjerrë një numër i konsiderueshëm urdhëra transferimi fiktivë në Stacione të ndryshme të Policisë Kufitare, në juridiksionin e DVKM Korçë, me qëllim favorizimin e punonjësve të Policisë në përfitime të paligjshme, ndërsa nga Sektori i Financës në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit, në tejkalim të kompetencave ligjore dhe në shpërdorim të detyrës, bazuar në dokumentacionet fiktive të paraqitura nga punonjësit e policisë, janë lëvruar shuma në euro, të cilat përfshinin shpenzime akomodimi, fjetje, apo dieta të ndryshme.

Efektivët e pezulluar janë:

1.Behar Tafa
2.Arben Joco
3.Andon Marko
4.Shpëtim Ahmetaj
5.Eranda Murataj
6.Inspektor Edi Spaho
7.Inspektor Sandril Hyska
8.Inspektor Andi Ibro
9.Inspektor Endri Duro
10.Inspektor Markeljan Murati
11.Inspektor Adi Bregu
12.Inspektor Denjon Myteberi
13.Inspektor Edison Mielli
14.Inspektor Gerdi Haxhija
15.Inspektor Ledion Xhafi
16.Inspektor Veladin Azisllari
17.Inspektor Fisnik Mahmutllari
18.Inspektor Denis Agolli
19.Inspektor Ana Ismaili (Debrova)

Dy shtetasit përfaqësues të operatorëve në fushën e hotelerisë janë:

20.Shtetasi Anesti Thanati
21.Shtetasi Genci Çakërri

Njoftimi:

AMP ekzekuton 21 masa sigurie, nga të cilët 19 punonjës policie dhe 2 shtetas

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), pas hetimeve intensive disa mujore të kryera me metoda speciale, ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila vendosi “Pezullimin e ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik” ndaj 19 punonjësve të policisë, si edhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj 2 shtetasve (përfaqësues të operatorëve në fushën e hotelerisë), e konkretisht./oranews

Back to top button