Kaloni te përmbajtja kryesore

Zjarr në Dhërmi dhe Llogora

Ka shpërthyer zjarr të enjten në Dhërmi dhe Lllogora. Raportohet se zjarri rrezikohen disa banesa në Gjilekë, flakët kanë shpërthyer edhe në Llogora.

Drejtori i Mbrojtjes civile Ardian Vreshtazi për mediat ka deklaruar se janë edhe dy vatra ende aktive, teksa shpreson se me ndërhyrjen nga ajri do të bëhet i mundur neutralizimi i plotë për të mos rrezikuar edhe parkun e Llogorasë.

“Sapo morëm njoftimin, forcat e zjarrëfikëses erdhën me shpejtësi. Së bashku me to erdhën edhe forcat e mbrojtjes civile dhe po punohet. Zjarri është i ëprmasave të mëdha por pjesën më të madhe e kemi bllokuar dhe kemi dy vatra të zjarrit. Me makinat që po vijnë do i neëutralizojmë edhe këto. Nuk rrezikohet parku i Llogorasë. Era nuk është aleati jonë, por prezenca e helikopterit po na ndihmon. Të gjitha forcat janë në terren”, ka deklaruar ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button