Vdiq një grua në Prishtinë, policia po e heton rastin

Një grua ka vdekur në banesën e saj të dielën në Prishtinë
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi.
“Është raportuar se në banesën e saj ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raport./21Media