Kaloni te përmbajtja kryesore

Aktakuzë ndaj dy kardiologëve të ShSKUK-së

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj dy kardiologëve të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Bëhet fjalë për drejtorin e Kardiologjisë, L.K dhe shefin e shërbimit E.H.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj.

Ajo bëri të ditur se kjo aktakuzë është ngritur më 31 maj.

Ndërsa, Mirlinda Gashi nga Gjykata Themelore e Prishtinës i ka thënë portalit rtv21.tv se L.K dhe E.H dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Cenimi i të drejtave në marrëdhëniet e punës”

Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal me datë 14.06.2024 ka pranuar Aktakuzën nga Prokuroria Themelore në Prishtinë lidhur me çështjen penale ndaj dy të pandehurve L.K dhe E.H, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Cenimi i të drejtave në marrëdhëniet e punës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button