“Fajde e korrupison”, policia me operacione të ndara në Pejë e Ferizaj, pesë persona të arrestuar

Policia e Kosovës të martën ka njoftuar për dy operacione policore që janë zhvilluar në Pejë e Ferizaj për raste të ndryshme e ku janë arrestuar pesë persona si dhe “janë sekuestruar dëshmi relevante për proceduar të mëtejme ligjore”.
Gjatë ditës së marte Policia e Kosovës ka realizuar operacione për dy raste të ndryshme në Pejë dhe në Ferizaj ku janë arrestuar pesë persona dhe sic njofton policia janë sekuestruar dëshmi relevante për proceduar të mëtejme ligjore
“Në rastin e parë (1), më 09.07.2024 Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim edhe me Hetimet Rajonale në Pejë, kanë arrestuar një person të dyshuar, nën dyshimin se i njëjti ka konsumuar veprat penale ‘fajde’ nga neni 331 dhe ‘detyrim’ nga neni 328 i KPRK-së.
Njësitë e lartcekura policore në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore në Pejë, pas dyshimeve se janë kryer veprat e lartcekura, të njëjtën ditë kanë realizuar një operacion policor, me ç’rast është arrestuar në flagrancë i dyshuari i lartcekur, i cili dyshohet se në vazhdimësi, përmes presionit dhe kërcënimeve, e ka detyruar viktimën të veprojë në dëm të pasurisë së tij, duke paguar norma të interesit si fajde.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdoren në procedurë penale ndaj personit të dyshuar, derisa i njëjti lidhur me rastin, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, personi i dyshuar ndalohet për 48 orë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se në Ferizaj një mjek veterinary është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, ndërsa punonjësit e tij, të dyshuarit me inicialet I.H., A.P. dhe Sh.M, dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve”.
Sipas Policisë dyshohet se mjeku veterinar me një kompani të vetën ka përfituar pesë tenderë në pesë komuna të ndryshme “për trajtimin e qenve endacakë” gjatë periudhës gusht – tetor 2023
“Në rastin tjetër (2), Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së shumë veprimeve hetimore për një kohë, si dhe duke aplikuar edhe masa të veçanta të hetimit është arritur të sigurohen dëshmi/prova të mjaftueshme se; i dyshuari me iniciale (A.P.) me profesion Mjekë-Veterinar dhe pronar i Operatorit Ekonomik-Ambulanca veterinare private – fitues i pesë (5) tenderëve, në pesë (5) Komuna të ndryshme, për trajtimin e qenve endacak, gjatë trajtimit të tyre, për periudhën kohorë Gusht-Tetor 2023, në cilësinë e Mjekut Veterinarë, si person përgjegjës, qëllimisht ka shkelur detyrimet qe kanë dal nga kontrata- konkretisht në hospitalizimin pas intervenimit, duke paraqitur të dhëna të rreme; duke shtuar numrin e qenve të trajtuar në regjistrat e dorëzuar tek Autoriteti Kontraktues, duke mos paraqitur rastet e ngordhjes se kafshëve, duke mbajtur të fshehur për autoritetet kontraktuese, me qëllim të përfitimit për vete apo personave tjerë; gjithashtu, nuk ka përfillur procedurat ligjore, ku paraprakisht është dashur të marrë aprovimin nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, për plotësimin e kushteve për të operuar si ambulancë dhe strehimore për qenët endacak, ku sipas raportit të inspektoreve të AUV-it, nuk ka plotësuar kushtet për të operuar, ku rrjedhimisht edhe i kishte ndaluar operimi, deri në plotësimin e kushteve të kërkuara. Ndërsa, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit tjerë me iniciale (A.P. ; I.H. dhe SH.M.) në cilësinë e punëtorëve të dyshuarit të parë, gjatë periudhës kohore Gusht-Tetor të vitit 2023, duke Operuar në bashkëkryerje, gjatë kryerjes së procedurave të trajtimit të kafshëve: kapjes, sjelljes, akomodimit në strehimore dhe dërgimit në destinacionin e kapjes, me veprim kanë keqtrajtuar kafshët duke i ’u shkaktuar vuajtje dhe dhembje apo shqetësime të rënda në atë shkallë apo rrethanë të cilat janë të tepruara dhe të pa nevojshme”, thuhet në njoftim./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?