“A është Vin Diesel shqiptar?”, Rita Ora thotë se historinë e ilirëve e mësoi nga ai

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka dhënë një intervistë emisionin e famshëm amerikan, “iHeart Radio”.
Si në çdo intervistë të saj ajo nuk ka ngurar të flasë për shqiptarët derisa ka përmendur : Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max.
Por ajo ka zbuluar një detaj interesant duke thënë se për historinë e ilirëve i ka rrëfyer aktori i famshëm, Vin Diesel.
“Di një histori ilire, sepse ashtu nisi në Evropën Lindore. Këtë gjë e mësova nga Vin Diesel çuditërisht”, ka deklaruar Ora.
Derisa i menjëhershëm ka qenë reagimi i moderatorit duke pyetur: “A është ai shqiptar?”.
33 vjeçarja ka shtuar se : “Disi çdokush lidhet me Shqipërinë, bëj shaka. Po më tregonte që ka shumë histori, dhe se ai kishte një farë lidhje”, ka treguar ajo.
Vin Dizel nuk e ka bërë kurrë të qartë saktë etninë e tij nga ana e babasë. Nëna e tij ka rrënjë skoceze ,kurse babanë biologjik nuk e ka takuar kurrë./21Media