Vëmendja te harta e Ballkanit, Lajçak takohet me Peach në Londër

I dërguari i posa çëm i BE-së , Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave ka qenë Londër për të diskutuar zhvillimet që lidhen me Ballkanin Perëndimor

Lajcak ka thënë se mezi pret për të nisur përpjekjet e përbashkëta në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së për rajonin.

“Pata një vizitë shumë të dobishme në Londër në fillim të kësaj jave për të diskutuar zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe prioritetet e qeverisë së re kundrejt rajonit. Mezi presim bashkëpunimin BE- Mbretëri e Bashkuar për përpjekjet e përbashkëta në rajon”, ka shkruar Lajçak.

Në një fotografi që Lajçak ka publikuar nga takimi me emisarin britanik Stuart Peach, derisa fokusi i tij është në hartën e Ballkanit të vendosur në tavolinë.

Në njërin prej takimeve ka marrë pjesë ka edhe ambasadori i Kosovës në Londër, Ilir Kapiti dhe Catherine Ashton.

Back to top button