Ulutas takohet me përfaësuesit e sigurisë në Kosovë, bien dakord për konsultime të rregullta

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka takuar sot përfaqësuesit e organizatave të sigurisë në Kosovë, duke përfshirë gjenerallejtënantin Bashkim Jashari, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, drejtor i Policisë së Kosovës, dhe Petrit Ajeti, Drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë, njofton KFOR-i
“Ata ndanë pikëpamjet mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në mbarë Kosovën dhe për nivelin e bashkëpunimit të tyre. Ata gjithashtu ranë dakord për angazhime të vazhdueshme, si dhe për koordinim dhe konsultime të rregullta.”. thuhet në njoftim./21Media