Plagoset një person në Pejë

Një person është plagosur sonte rreth orës 19: 30 në Pejë. Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se viktima është plagosur me thikë, derisa shtoi se të dyshuarit janë në arrati.
“Rreth 19:30 policia është njoftuar për një rrahje në rrugën Jeton Dedushaj në Pejë, gjatë përleshjes është përdorur mjeti mprehtë thikë, me që rast një person është therr me thik dhe është dërguar për në spitalin rajonal, gjersa të dyshuarit janë largyuar nga vendi I ngjarjes në drejtim të panjohur.Në vend të ngjarjes janë njësitë kompetente. Dy të dyshuarit janë të njohur për policinë”, tha Gashi./21Media