Kosova dënon sulmin ndaj Trumpit

Krerët institucionalë e liderë të opozitës e kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump. Ata e kanë cilësuar të papranueshme dhunën politike, teksa kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj Trumpit, familjes dhe të gjithë amerikanëve të prekur nga të shtënat në tubimin e Pensilvanisë.
Presidentja Vjosa Osmani e ka dënuar ashpër sulmin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili është plagosur të shtunën në mbrëmje gjatë tubimit të tij në Butler, Pensilvani.
Nëpërmjet një postimi në platformën X, Osmani ka thënë se dhuna politike është e papranueshme.
“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ish-Presidentin Donald Trump, familjen e tij dhe të gjithë amerikanët e prekur nga të shtënat në mitingun e Pensilvanisë. Çdo lloj dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër”, ka shkruar Osmani.
We stand in full solidarity with former President @realDonaldTrump, his family, and all Americans affected by the shooting at the Pennsylvania rally.
Any kind of political violence anywhere is absolutely unacceptable and we strongly condemn it.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 14, 2024
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i shokuar ndaj atentatit për vrasje të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Konjufca thotë se ky atentat është sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik.
“Ky atentat është një sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik. Falë Zotit, Presidenti Trump i shpëtoi këtij sulmi, ndërsa Amerika sot ka nevojë për bashkim rreth vlerave të saj fundamentale të lirive qytetare dhe politike”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.
“Populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan në çdo rrethanë e përballë çdo sfide që synon ta cenojë”, shtoi ai.
Po ashtu, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dënuar antentatin ndaj ish presidentit amerikan, Donald Trump.
Ai i ka uruar shërim të shpejtë atij dhe të plagosurve tjerë, ndërsa i ka shprehur ngushëllime familjes së personit që u vra.
Kurti ka thënë se mosmarrëveshjet politike në demokraci duhet të shprehen përmes formave paqësore dhe të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“I bashkohem liderëve të tjerë botërorë në dënimin e atentatit të tmerrshëm kundër ish-presidentit të SHBA’së, Donald Trump. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë atij dhe të tjerëve të plagosur dhe i dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së spektatorit të vrarë. Mosmarrëveshjet politike në një demokraci duhet të shprehen gjithmonë përmes formave paqësore të fjalës dhe protestës dhe të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa përjashtime”, ka shkruar ai.
I join other world leaders in condemning the horrific assassination attempt against former 🇺🇲 President Donald Trump. I wish him and others who were injured a full and speedy recovery, and send my sincere condolences to the family of the spectator who was killed.
Political…
— Albin Kurti (@albinkurti) July 14, 2024
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dënuar tentim vrasjen ndaj ish-Presidentit Trump gjatë tubimit të tij zgjedhor mbrëmë dhe i ka uruar atij rikuperim të shpejtë.
“Jam thellësisht i tronditur nga atentati ndaj ish-Presidentit Donald Trump gjatë tubimit të tij zgjedhor në Butler të shtetit Pennsylvania. Akte të tilla të dhunës janë të papranueshme dhe paraqesin sulm direkt ndaj demokracisë. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, e dënojmë ashpër këtë sulm dhe solidarizohemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këto momente shqetësuese”, thuhet në reagimin e Krasniqit.
Ai ka shtuar se mendimet dhe lutjet tona janë me ish-Presidentin Trump, familjen e tij dhe popullin amerikan.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka uruar shërim të shpejt Trumpit.
“Të tronditur nga akti i sotëm i dhunës ndaj ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Trump, unë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës shprehim indinjatën dhe zemërimin ndaj një veprimi të tillë.Njëkohësisht, i qëndrojmë afër në lutje z. Trump dhe familjes së tij si dhe i urojmë shërim të shpejt dhe kthim në aktivitetet e tija të përditëshme, në të mirë të përparimit të demokracisë. Aktet e tilla duhet të na shërbejnë si moment reflektimi dhe zotimi për luftimin e dhunës të cilësdo natyre ajo qoftë dhe forcimin e bashkëpunimit dhe lirive, si themele për zhvillimin e demokracisë”, ka shkruar Abdixhiku.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se aktet e dhunshme janë një pengesë për realizimin e demokracive, janë të papranueshme dhe duhet të ndalohen.
“E dënoj fuqishëm sulmin ndaj Presidentit Trump! Aktet e dhunshme janë një pengesë për realizimin e demokracive, janë të papranueshme dhe duhet të ndalohen. ShBA-ja është një shembull për demokracitë në të gjithë botën dhe së bashku ne përparojmë përmes diskursit paqësor të vendeve tona dhe respektit për sundimin e ligjit. I uroj Presidentit Trump shërim të plotë!”, ka thënë Haradinaj./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?