“Dardanët” me befasi për mërgimtarët

Grupi i tifozëve të Kombëtares së Kosovës në futboll, “Dardanët” kanë përgatitur një befasi interesante për të gjithë mërgimtarët që këto ditë do të jenë në Kosovë për t’i kaluar pushimet.
Ata kanë bërë të ditur përmes një njoftimi se lokali zyrtar i “Dardanëve do të jetë i hapur për të gjithë mërgimtarët.
Për më tepër, 200 bashkatdhetarët e parë që do të vijnë ta vizitojnë lokalin do të pajisen me një bluzë të tifo-grupit.
“Ejani në një ndejë vëllazërore pak javë para ndeshjeve të Kosovës. Konaku i Dardanëve, konaku i çdo shqiptari!”, kanë shkruar Dardanët në “Facebook”./21Media