Konfirmohet largimi i Moratas nga Atletico Madrid

Alvaro Morata u ka thënë lamtumirë bashkëlojtarëve të Atletico Madridit dhe ka konfirmuar se do të nënshkruajë për Milanin.

Milani vendosi të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 13 milionë eurosh në kontratën e tij dhe ai pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Madrid të mërkurën, më 17 korrik.

Pas festimeve për fitoren në EURO 2024, ku Morata ishte kapiteni i Spanjës dhe mbajti trofeun në qiell në Berlin pasi mundi Anglinë 2:1, sulmuesi vizitoi terrenin stërvitor në Madrid për të zbrazur dollapin e tij.

Gjatë daljes nga terreni stërvitor, ai ndaloi në makinën e tij për të folur me gazetarët e “Diario AS” dhe rrëfeu se do t’i bashkohej Milanit.

“Më duhet ende të kaloj testet mjekësore, por po”, tha Morata.

Back to top button