Petkoviq: Gënjeshtra më e madhe se Vuçiq është i përfshirë në Banjskë

Shefi i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq i ka reaguar deklaratës së Minitrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlës, i cili dje ka thënë se autoritetet në Prishtinë kanë prova se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka qenë drejtpërdrejtë i përfshirë në trajnimin e grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë të Zveçanit.
Petkoviq tha se për ‘’Banjskën janë thënë shumë gënjeshtra dhe se gënjeshtra më e madhe është se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është truri’’.
”Banjska është pasojë e terrorit ndaj serbëve. Dhe fajin e ka Vuçiqi. ju sepse ai ruan paqen dhe kujdeset për njerëzit e tij”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin X.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?