​Osmani takoi Nausėda: Kosova thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e Lituanisë

Në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Londër, presidentja Vjosa Osmani ka takuar presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda.

Ajo ka thënë se Kosova është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e Lituanisë

“Si demokraci në vijën e parë, shtetet tona ndajnë përkushtim të thellë për të qëndruar të bashkuar kundër regjimeve autokratike. Republika e Kosovës është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e Lituanisë”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.

Back to top button