Bislimi: Ka rënie të papunësisë nga 11.8% në 10.7%

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka shkruar sot se papunësia në Kosovë ka rënë nga 11.8% në 10.7%

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Besnik Bislimi ka shkruar se iu ka referuar të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
“Në të dhënat më të fundit të publikuara nga ASK-ja, mbi shkallën e papunësisë në tre mujorin e fundit të vitit 2023, konstatohet se ka patur një rënie të mëtejme të papunësisë nga 11.8% në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, në 10.7%”, ka shkruar Besnik Bislimi.

Sipas zv.kryeministrit Besnik Bislimi në tri vitet e fundit indikatorët ekonomikë kanë njohur përmirësime të konsiderueshme.

Në tri vitet e fundit, indikatorët ekonomikë kanë njohur përmirësime të konsiderueshme dhe rritje të shpejtë. Më shumë punësim, më shumë zhvillim. Kosova është në rrugën e drejtë të zhvillimit dhe një të ardhmeje prosperuese”, ka shkruar Besnik Bislimi.

Back to top button