Brondby-Llapi, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 19:00 “Brøndby Stadion” do të jetë nikoqir i përballjes mes Brondbyt dhe Llapit në Ligën e Konferencës.
Ndeshja e sotme është takimi i parë mes këtyre dy skuadrave, dhe i takon raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Llapi ishte pjesë e kualifikimeve të Ligës së Evropës, por aty u eliminua nga skuadra polake Wisla Krakowa, ndërsa tani fatin do ta provojë në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Sa i përket ndeshjes së sotme, formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.
