​Llapi e pëson keq nga Brondby në Ligën e Konferencës

(Lajm i përditësuar)


​Llapi e pëson keq nga Brondby në Ligën e Konferencës

Ka përfunduar takimi i parë mes Brondbyt dhe Llapit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e dytë kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në “Brondby Stadion”, skuadra e Llapit është mposhtur 6:0 si mysafire nga Brondby.

Golat e fitores për skuadrën daneze i shënuan Yuito Suzuki (minuta e 16’), Ohi Omoijuanfo (minuta e 20’), Filip Bundugaard (minuta e 24’), Noah Nartey (minuta e 40’), Mathias Kvistgaarden (minuta e 88’) dhe Oscar Schwartau (minuta e 90’).

Ndeshjen e kthimit Llapi do ta zhvillojë si vendas në stadiumin “Zahir Pajaziti” më 1 gusht me fillim nga ora 17:00.

Rezultati final i ndeshjes, 6:0 në favor të Brondbyt.


Brondby në epërsi të thellë ndaj Llapit

Ka përfunduar pjesa e parë mes Brondbyt dhe Llapit me rezultat 4-0 për vendasit në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.


Brondby i shënon dy gola të shpejtë Llapit

Është shënuar goli i parë dhe ai i dytë në “Brondby Stadion”, ku po luhet ndeshja mes Brondbyt dhe Llapit, e vlefshme kjo për kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Skuadra e Brondbyt po avancon 2:0 ndaj Llapit, falë dy golave të shpejtë nga Yuito Suzuki dhe Ohi Omoijuanfo.

Suzuki shënon në minutën e 16’ për 1:0 ndërsa rezultatin në 2:0 e thellon Omoijuanfo në minutën e 21’.


Fillon ndeshja mes Brondbyt dhe Llapit

Ka filluar të zhvillohet pjesa e parë e ndeshjes mes Brondyt dhe Llapit, e vlefshme kjo për kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Të dy skuadrat po luajnë në “Brondby Stadion” në Danimarkë, ku nënkampioni i Kosovës do të synojë befasinë ndaj danezëve.

Ndeshjen mund ta shikoni këtu.

Back to top button