Kosova shënon me shumë aktivitete Ditën memoriale të policëve të rënë në detyrë

Kosova do të shënojë me një sërë aktivitetesh të premten Ditën memoriale të punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës dhe me rastin e 13-vjetorittë rënies së heroit Enver Zymeri.
26 korriku është data kur është vrarë polici Enver Zymeri, gjatë një aksioni në veri të vendit.
Më 27 korrik 2021 është zbuluar pllaka përkujtimore për 21 heronjtë e Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës.
Agjenda e aktiviteteve:
10:00 – Homazhe shtetërore pranë lapidarit të policëve të rënë në kryerje të detyrës – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
13:00 – Homazhe pranë pllakës përkujtimore në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri- Zupç – Zubin Potok
14:00 – Gara profesionale të kërcimit në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës – Liqeni i Ujmanit – Ura e parë