Për një ditë mbi 2 mijë gjoba për shoferët

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.

2 mijë e 95 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë të premtes.

Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 84 aksidente trafiku, ku 30 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 54 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu të premten policia ka arrestuar 9 persona, 4 janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit./21Media

 

Back to top button