Haxhiu: Kushtetuesja ende s’e ka publikuar aktgjykimin e plotë të Ligjit për Byronë e konfiskimit të pasurisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është ankuar se Gjykata Kushtetuese nuk e ka publikuar ende aktgjykimin e plotë për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka pyetur se “edhe sa ditë të tjera i duhen Gjykatës Kushtetuese?”.
“Kanë kaluar më shumë se një muaj nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme por ende nuk është publikuar Aktgjykimi i plotë. Rrjedhimisht, po bëhen 518 ditë prej kur Gjykata e ka në trajtim këtë reformë të rëndësishme.”
Haxhiu ka thënë se “vonesat e tilla vazhdojnë të jenë goditja e radhës ndaj reformës dhe qytetarëve”.

Edhe ministri i Financave Hekuran Murati është ankuar se Ligji për Pagën Minimale ende nuk po mund të hyjë në fuqi, pasi që siç ka thënë ai nuk është publikuar aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese./21Media

Back to top button