Maqedonci: 104 kadetë janë duke studiuar në akademitë më të njohura brenda dhe jashtë vendit

Forca e Sigurisë së Kosovës po ndërtohet dhe zhvillohet në forcë me standarde të NATO-s, kështu tha Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Derisa ka thënë se edukimi i ushtarakëve vazhdon të jetë prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes, Maqedonci ka shtuar se po investohet në ngritjen profesionale të ushtarakëve.
“Forca jonë po ndërtohet, zhvillohet e avancohet në vazhdimësi në forcë me standarde të NATO-s, makimalisht të ndërveprueshme për operacione të përbashkëta me forcat e vendeve partnere dhe aleate të NATO-s. Vazhdojmë me vendosmëri të plotë, angazhim vetëmohues dhe përkushtim maksimal drejt përmbushjes së objektivit tonë”, ka thënë ai.
Maqedonci ka treguar se janë 104 kadetë të FSK-së janë duke studiuar në akademitë më të njohura ushtarake brenda dhe jashtë vendit, si në SHBA, Turqi, Gjermani, Mbretëri të Bashkuar, Kroaci dhe Shqipëri.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?