Kaloni te përmbajtja kryesore

​Drita shpallet kampione – mbyllen ndeshjet e xhiros së 33-të në Superligë

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll, duke sjellë edhe epilogun e madh të sezonit ku Drita është shpallur sërish kampione.

Skuadra nga Gjilani ka arritur të ruajë epërsinë dhe të mposhtë Ballkanin 2-0, duke siguruar matematikisht titullin e kampionit. Fitorja në derbin vendimtar konfirmoi dominimin e Dritës gjatë gjithë sezonit dhe vulosi një edicion të jashtëzakonshëm për ekipin gjilanas. Golin e epërsisë për vendasit e realizoi Besnik Krasniqi në minutën e 23-të, kurse në pjesën e dytë në minutën e 86’ shënoi gol Dante për të vulosur gjithçka.

Në anën tjetër, humbja e Ballkanit shuan përfundimisht shpresat e tyre për mbrojtjen e titullit, duke ia dorëzuar fronin rivalit direkt.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të ditës, Drenica ka marrë një fitore 2-1 shumë të rëndësishme ndaj Gjilani, rezultat që mund të ketë peshë të madhe në luftën për mbijetesë.

Me këto rezultate, xhiroja e 33-të jo vetëm që vendosi kampionin e ri të Kosovës, por edhe vulosi garën në fund të tabelës, duke lënë gjithçka të hapur për javët e fundit.

Drita kështu rikthehet në majën e futbollit kosovar, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm me titullin kampion.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button