Mbi 4 mijë persona kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët

4 mijë e 125 persona deri më 29 korrik kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët e lëshuar nga strukturat ilegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani i cili ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së sotme janë bërë 184 aplikime në gjithë vendin.
Elshani ka bërë me dije se afati është deri më 09 gusht 2024./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?