Kaloni te përmbajtja kryesore

Deliu: Minatorët e Trepçës pa rroga, ministra e deputetë po shkojnë në Ujman dhe nuk angazhohen për zgjidhje të situatës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka bërë një reagim lidhur me mos ekzekutimin e pagave për muajin qershor për minatorët e e Trepçës.

Deliu përmes një reagimi në “Facebook” thotë se situata në të cilën ndodhën minatorët po injorohet nga të gjithë

“Këta janë minatorët e Trepçës. Data 29 korrik, ende pa rroga. Situata në të cilën ndodhen po injorohet nga të gjithë. Derisa ministra, deputetë e aktivistë të pushtetit po shkojnë çdo ditë n’Ujman e në pjesën veriore t’Kosovës me polici e bodyguarda, asnjëri prej tyre s’ka angazhim për zgjidhje të situatës së tyre”, ka pohuar ajo.

Ndryshe, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës të hënën përmes një reagimi publik ka bërë të ditur se minatorët ende nuk i kanë marrë pagat e muajit qershor.

Në reagimin e tyre thuhet se qeveria nuk ka aspak interesim për fatin e minierës dhe minatorëve.

“Tani që ndodhemi në fundin e muajit Korrik, minatorët ende nuk i kanë marrë as pagën e muajit qershor. Interesimi për fatin e minierës dhe minatorëve nga qeveria, ministria dhe bordi i ndërmarrjes janë në nivelin zero. Vullneti i tyre për prosperitetin e kësaj ndërmarrje dhe premtimi për ditë të mira në ndërmarrjen Trepça SH.A., janë vetëm fjalë boshe dhe asgjë tjetër”, thuhet në reagim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button