Hargreaves: E mirëpres faktin që Sunny Hill u mor me çështjen globale të dhunës ndaj grave dhe vajzave

Festival “Sunny Hill” këtë vit ka vë në në pah çështjen globale të dhunës ndaj grave dhe vajzave.
E një gjë e tillë është përshëndetur nga Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për të rritur ndërgjegjësimin, për të luftuar stigmën dhe për të mbështetur të mbijetuarit e dhunës mbi baza gjinore”, ka thënë Hargreaves.
Më tej ai ka thënë se shpreson që të përdoret arti dhe muzika që të vazhdojë kampanja për të ndalur dhunën kundër vajzave dhe grave./21Media
As an issue I care deeply about, I welcome the fact this year’s Sunny Hill Festival has chosen to highlight the global issue of violence against women and girls.
We need to continue work together to raise awareness, fight stigma and support survivors of gender based violence. pic.twitter.com/WHU3OWnv4r
— Jonathan Hargreaves (@jonhargreaves67) July 31, 2024