​Llapi e përfundon aventurën në Evropë me barazim ndaj Brondbyt

(Lajm i përditësuar)


​Llapi e përfundon aventurën në Evropë me barazim ndaj Brondbyt

Nën-kampioni i Kosovës, Llapi ka barazuar në ndeshjen e sotme me skuadrën e Brondbyt, barazim ky i cili nuk e shpëtoi nga eliminimi në fazën kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Skuadra e Tahir Batatinës barazoi sot 2:2 me Brondbyn në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, raporton KosovaPress.

Një gol nga Elvir Gashijani (minuta e 42’) dhe autogoli i portierit Mikkelsen i cili erdhi nga gjuajtje e fortë e Gashijanit bënë që Llapi ta siguronte barazimin sot.

Për Brondbyn, golashënues ishin Yeboah (minuta e 42’) dhe Omoijuanfo (minuta e 61′).

Llapi pësoi humbje si mysafirë në Danimarkë me shifrat 6:2, kështu që brenda dy ndeshjeve rezultati i përgjithshëm është 8:2 në favor të Brondbyt.

Llapi me barazimin e sotëm eliminohet zyrtarisht nga kualifikimet e Ligës së Konferencës.


Përfundon pjesa e parë mes Llapit dhe Brondbyt

Ka përfunduar pjesa e parë mes skuadrës së Llapit dhe asaj të Brondbyt, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Pas më shumë se 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, Llapi po avancon 1:0 ndaj Brondbyt.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Elvir Gashijani, i cili e kaloi Llapin në epërsi prej 1:0 në minutën e 42’.

Pjesa e parë mbyllet me rezultat 1:0 në favor të Llapit.



Llapi kalon në epërsi ndaj Brondbyt

Është shënuar goli i parë në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, ku po luhet ndeshja e Ligës së Konferencës mes Llapit dhe Brondbyt.

Skuadra e Llapit ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0 ndaj Brondbyt, falë golit të shënuar nga Elvir Gashijan, raporton KosovaPress.

Gashijani shënon në minutën e 42’ për 1:0.

 


Llapi-Brondby, formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 17:00 stadiumi “Zahir Pajaziti” do të jetë nikoqir i përballjes kualifikuese të Ligës së Konferencës mes Llapit dhe Brondby.

Përballja e parë që u zhvillua në “Brøndby Stadion” përfundoi me fitore të thellë 6:0 të Brondbyt..

Llapi duket se është i eliminuar, por do të synojë fitoren sot vendas në Podujevë.

Tanimë formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Back to top button