BE: Vendimi për hapjen e urës së Ibrit merret në dialog

Bashkimi Evropian ripërsëriti qëndrimin e tij se hapja e urës së Ibrit është një çështje e dialogut të lehtësuar në Bruksel dhe bëri me dije se çfarëdo vendimi për urën duhet të merret në kuadër të dialogut.
Deklarimi pasoi paralajëmrimet e institucioneve në Kosovë për hapjen e urës së Ibrit bazuar në marrëvehsjet e arritura në dialog.:
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, iu përgjigj sërish kërkesave në Kosovë për hapjen e urës së Ibrit duke përçuar porosinë se vendimi mund të merret vetëm në kuadër të dialogut në Bruksel.
Qëndrimi i BE-së u ripërsërit pas kërkesavë të shtuara në Prishitnë për hapjen e shpejtë të urës së Ibrit që u nxit nga një vendim i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.
“Rihapja e urës është një çështrje e dialogut. Çfarëdo vendimi për ta hapur duhet të merret në dialog. Cilado hapa që do të ndërmerren, e që kanë ndikim tek njëra palë ose tjetra, duhet të zgjidhen, diskutohen dhe merren në kornizën e dialogut të lehtësuar nga BE. Qëndrimi ynë i përgjithshëm është se marrëveshjet e arritura në kornizën e dialogut duhet të zbatohen, ky është një obligim i kahmotshëm për të dyja palët.”, tha Stano
Thirrjeve të BE-së për rinegocim të çështjes së urës iu bashkuan ditë më parë edhe forcat paqeruajtëse të NATO-s të cilat kanë kërkuar nga palët që të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara dhe të kthehen në procesin e dialogut.
Çështjen e urës dy javë më parë e diskutoi edhe kryeministri Kurti me ambasadorët e vendeve të QUINT-it. Kurti tha se hapja e urës nuk është e drejtuar kundër askujt.
Lëvizja Vetëvendosje, e kryeminstrit Kurti, ndërkohë e ka përjashtuar mundësinë që në Bruksel të diskutohet një çështje e cila, sipas deputetit të kësaj partie, Arbër Rexhaj është zgjidhur kohë më parë përmes dialogut.
Rexhaj i tha ditë më parë RTV21 se ura do të hapet së shpejti.
“Është çështje e vlerësimit të institucioneve të sigurisë s’është çështje kohe por e vlerësimit mund të ndodh kurdo por është cështje e e vlerësimit. Sigurisht ajo urë do të hapet. Nuk mendoj se do të shkaktojë tensione sepse institucionet e Kosovës do të jenë shumë të kujdesshme.”, tha ai.
Aktualisht karabinierët italianë të KFOR-it kanë prani të përhershme mbi urën e Ibrit dhe kryejnë patrullime në rrethinë. Ura vëzhgohet edhe nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?