MPB e Maqedonisë së Veriut: Presidentja e Kosovës deshi të kalojë pa skenuar telefonin dhe bagazhin në Aeroport

Sot (01.08.2024) rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit derisa Presidentja e Kosovës ishte duke kaluar përmes kontrollit kufitar, në momentin kur asaj iu kërkua që ta linte telefonin e saj të kalonte përmes skanerit, një person nga sigurimi i saj ka larguar të punësuarin në TAV, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
“Më pas bagazhi u kthye dhe kaloi përmes një skaneri. Pas gjysmë ore erdhi një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit Gashi (polic) me dy persona të tjerë (polic) dhe filluan të kërcënojnë punëtorët e TAV dhe të pyesin se kush i ka shkaktuar problem presidentes. Në të njëjtën kohë ka shtyrë edhe një punonjës policie që punonte në pikën kufitare”, thonë nga MPB.
Nga MPB shtojnë se janë informuar organet kompetente dhe po merren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të dorëzohen parashtresat përkatëse.