Faton Hajrizi varroset të dielën

Faton Hajrizi, varroset të dielën në ora 14:00, në fshatin Klinë e Ulët në Skenderaj. Kështu njoftoi vëllai i tij Artan Hajrizi, përmes një postimi në “Facebook”.
Trupi i të ndjerit u transportua nga Serbia në Kosovë të enjten një orë pas mesnate.
Sipas asaj që Serbia thotë, Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në Loznicë të Serbisë, nga forcat serbe.
Ai dyshohet se para se të vritej, e vrau një polic serb dhe një tjetër e plagosi.
Kjo dyshohet të ketë ndodhur, gjatë kohës kur tashmë i ndjeri ishte në arrati, pasi ai iku nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë ku po e vuante dënimin prej 25 vjetësh.