Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetëm në 24-orët e fundit 120 aksidente në rrugët e Kosovës

Ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i aksidenteve në komunikacion, ku vetëm në 24-orët e fundit kanë ndodhur 120 aksidente.

Policia ka njoftuar se 32 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 88 prej tyre kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Brenda 24-orëve të fundit, policia ka shqiptuar edhe 2355 tiketa trafiku, për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Policia në vazhdimësi është duke bërë thirrje që shoferët të respektojnë rregullat e trafikut.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button