Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjatë një jave në Prishtinë Policia konfiskon 16 armë zjarri

Policia e Kosovës, ka njoftuar se për një javë ka sekuestruar 16 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshme.

Bëhet e ditur se nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 54 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”, thuhet ndër tjera në njoftimin e Policisë.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4541 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button