Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani flet me kryesuesin e KQZ-së për përgatitjet lidhur me datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot është takuar me kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, thuhet se në këtë takim është diskutuar për përgatitjet dhe konsultimet që po bëhen lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

“Kryesuesi i KQZ-së, e njoftoi Presidenten Osmani lidhur me çështjet që sipas KQZ-së është me rëndësi të merren parasysh gjatë vlerësimeve rreth caktimit të datës së zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu temë diskutimi qe edhe votimi nga mërgata dhe hapat që duhet të ndërmerren që kjo e drejtë të realizohet siç është përcaktuar në ligjin e ri./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button