Durmishi: Pranuam raportin preliminar, Ura mbi lumin Ibër është stabile dhe e qëndrueshme

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se sapo e kanë pranuar raportin.
Ai tutje ka deklaruar se Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale.
Sipas tij, raporti që është pranuar sot është preliminar dhe se pas këtij do të presin edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik.
”Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë. Raporti që kemi pranuar sot është preliminar dhe pas të cilit do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik”, ka shkruar Durmishi në Facebook../21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?