Vazhdon zjarri në Gjirokastër, 11 zjarrfikës shuajnë flakët në malin mbi Labovë

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një zonë malore mbi fshatin Labovë Bashkia Gjirokastër, ndërsa gjatë natës ekipet zjarrfikëse arritën të venë nën kontroll vatrat e zjarrit.

Në orën 03:30 një grup prej 11 forcash efektive të repartit zjarrfikës dhe 6 punonjës mbështetës me kontratë u nisën për të ndërhyrë në malin mbi fshatin Labovë.

Zjarrfikësit konstatuan disa vatra zjarri dhe ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore për izolimin deri në fikjen e plotë të zjarrit.

Një pjesë e grupit të nderhyrjes do të vazhdojë të qëndrojë në vendngjarje për të monitoruar situatën duke mos lejuar riaktivizimin e vatrave të zjarrit.

Back to top button