Përfundon seanca dëgjimore, dy të dyshuarit për vrasjen në Ferizaj mbrohen në heshtje

Dy të dyshuarit për vrasjen e S.S 89-vjeçarit në Bibaj të Ferizajt kanë vazhduar të mbrohen në heshtje edhe para Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të pandehurve, F.Ramadani dhe J.M, të cilët u arrestuan ditën e premte

Avokati mbrojtës i të dyshuarve, Arben Isufi para mediave tha se ata janë mbrojtur në heshtje, ndërsa motivet e veprës penale ende nuk dihen.

“Është shqyrtuar kërkesa e prokurorisë për caktimin e paraburgimit. Ne kemi bërë kundërshtimet mbi pretendimet për motivin e veprës penale. Ata janë mbrojtur në heshtje”, tha ai.

Ndryshe, një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, ku një person u vra në parkingun e sallës e dasmave “Fron Palace”, derisa brenda ishte duke u mbajtur një dasmë.

I dyshuari për vrasjen e S.S është një zyrtar policor me inicialet F.R, i cili sipas informacioneve të deritanishme, vrasjen dyshohet se e kreu me armën zyrtare, derisa ishte me një veturë civile dhe jashtë orarit të punës.

Back to top button