Macron: BE-ja dhe anëtarët e saj kanë nevojë për një Serbi të fortë nën krahun e tyre

Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të saj kanë nevojë për një Serbi të fortë dhe demokratike nën krahun e tyre, kështu deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron para nisjes së vizitës në Serbi.

“Ashtu si Franca, jam i bindur, Serbia aspiron pavarësinë dhe sovranitetin që mund t’i japë vetëm BE-ja, e cila ka mjetet e autonomisë së saj strategjike. Ne do ta ndërtojmë këtë autonomi strategjike së bashku duke i siguruar vetes mjetet për të garantuar sigurinë tonë dhe duke forcuar bashkëpunimin tonë në mbrojtje”, ka shkruar ai në një tekst autorial për gazetën “Politika”.

 

Back to top button